Një person është gjetur pa shenja jete në një dhomë të hotelit “Berati” në fshatin Sllatinë e Madhe, në komunën e Fushë Kosovës, duke bërë që autoritetet të nisin hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.
Rasti është raportuar më 12 mars 2026 rreth orës 19:00, pasi policia ka pranuar informatë nga ekipi mobil i QMF-së në Bresje se në këtë hotel ishte gjetur i shtrirë në dhomë një person i gjinisë mashkullore pa shenja jete.
Viktima është identifikuar si Enver Emini, rreth 44-vjeçar.
Mjeku kujdestar që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen në vend, ndërsa sipas vlerësimit fillestar nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore të Stacionit Policor në Fushë Kosovë, Njësia e Hetimeve Rajonale dhe ekipi i Forenzikës Rajonale, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të saktë të vdekjes.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në