Një 64-vjeçar në Ferizaj ka përfunduar në prangat e policisë për shkak të sulmit seksual.
Kështu është konfirmuar për Gazetën Express nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Në përgjigjen e policisë thuhet se i arrestuar, i cili është punëtor teknik në një shkollë të mesme të ulët, ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur, 10-vjeçare.
‘’Arrestohet një person për sulm seksual në Ferizaj
Më datën 11.03.2026 hetuesit rajonal janë njoftuar për një rast sulmi seksual në një shkollë të mesme të ultë në Ferizaj. Viktimë ishte një nxënëse e mitur (10 vjeçe)
Ndërsa i dyshuari një 64 vjeçar punëtor teknik në këtë shkollë, i cili me datën 12.03.2026 është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit për të mitur, është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetuesit janë autorizuar të vazhdojnë veprimet hetimore’’, thuhet në përgjigje.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në