Qeveria e Kosovës është deklaruar për çështjen vizitës së Kurtit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Botapress.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte të planifikuar të udhëtonte në nëntor për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në shtetin Iowa, siç ishte shprehur edhe vetë Kurti, por ky udhëtim nuk do të ndodhë pas që Kurti nuk ka arritur të siguroj asnjë takim me zyrtarë të lartë amerikan, dhe në vend të tij ka udhëtuar zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla-Schwarz.
Burimet e Gazetës Metro brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, kanë bërë të ditur se vizita e planifikuar e kryeministrit Albin Kurti në SHBA, ka dështuar për arsye se nuk është arritur të siguroj asnjë takim me zyrtarë të lartë amerikan.
Ishte vetë kryeministri Kurti i cili ditë më parë në Kuvendin e Kosovës kishte deklaruar se do të realizoj vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin nëntor.
Megjithatë, lidhur me këtë çështje ka folur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Kryeziu në një prononcim tha se nuk ka asgjë të vërtetë, mirëpo nuk ka treguar se kur udhëton Kurti në SHBA.
Ai tutje shtoi se vizita në SHBA do të ndodhë së shpejti dhe se e njëjta është duke u planifikuar.
“Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha Kryeziu për GazetaBlic. /Botapress.info/