Qeveria e re e Kosovës e dalur nga Zgjedhjet Qëndrore që u mbajtën më 14 shkurt të këtij viti, ndër shumë dështime që analistët e ndryshëm ia numërojnë, pas gati një viti në pushtet ende nuk ka arritur t’ia sjell Kosovës as edhe një njohje të re, shkruan Gazeta Botapress.
Në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, Kosova numëron 117 njohje aktualisht, asnjë nga këto njohjet nuk kanë ardhur gjatë mandatit të kësaj pushteti të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin. Kryeministri aktual ka qenë shumë kritikë ndaj mungesës së njohjeve të Kosovës ndër vite, teksa Qeveria e tij nuk po mundet që Kosovës t’ia sjell as edhe një njohje të re.
Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është konsideruar e ngathët edhe në emërimin e ambasadorëve të rinjë të cilët janë vlerësuar si mekanizmat kryesor të lobimit për njohje të reja, si dhe përgjithësisht për funksionimin e politikës së jashtme shtetërore. Po ashtu, ka pasur kritika sistematike për gabime elementare në komunikim në rrjete sociale nga Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.
Është përfolur shumë se Kosova është pajtuar për moratorium për njohje të reja me “Marrëveshjen e Washingtonit” mirëpo këtë e ka hedhur poshtë nënshkruesi i kësaj marrëveshjejej, ish Kryemnistri Avdullah Hoti, duke thënë se kjo ka vlejtur vetëm për aplikim në organizatat ndërkombëtare por jo edhe për njohje të reja. Po ashtu, moratorium në fjalë, ka përfunduar më 4 shtator 2021. Nga kjo marrëveshje ka ardhur edhe njohja e fundit për Kosovës, ajo nga Izraeli.
Për dallim nga Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, vetëm brenda një viti, gjatë vitit 2008 Kosova ka arritur t’i sigurojë 53 njohje të reja, periudhë kjo kur Lëvizja Vetëvendosje ka qenë në opozitë ndërsa në udhëheqje të Kosovës ka qeverisur Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe parti të tjera minoritare.
Konsiderohet se mungesa e njohjeve të reja për Kosovën lidhet direkt me mosmarrëveshjen e hapur të Kosovës me Serbinë, për të cilën Kurti ka deklaruar disa herë se nuk e ka në top tre prioritetet e para, teksa ky dështim në Politikën e Jashtme dëmton subjektivitetin ndërkombëtar të vendit si dhe ulë gjasat për anëtarësimin e Kosovës në OKB. /Botapress.info/