Qeveria i çon 1 milion euro në Mitrovicë të Jugut, Faton Peci nënshkruan me Ministren Kusari – Lila

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar për ‘’1 milion euro investim për Parkun Industrial’’ në këtë qytet.

Peci, ka bërë të ditur se lidhur me këtë, sot, ai së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisës dhe Tregtisë, Mimoza Kusari – Lila, kanë nënshkruar ankes-marrëveshjen mes komunës dhe ministrisë.

Postimi:

1 milion euro investim për Parkun Industrial në Mitrovicë

Kënaqësi të mirëpres në Mitrovicë ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Mimoza Kusari-Lila.

Një hap shumë i rëndësishëm u bë sot me nënshkrimin e aneks-marrëveshjes në mes Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me impakt direkt në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Ky investim ka të bëjë me Eko-parkun Industrial në zonën industriale në Frashër, i cili do të ndërtohet sipas standardeve evropiane dhe do ta bëjë Mitrovicën qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik.

Kushtet e mira për biznes janë themeli i zhvillimit ekonomik dhe i mirëqenies së qytetarëve.

Të tjera

Lajme

SHBA-ja synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me 5000 marinsa

Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i

Lajme

​ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit për 3.85% në fund të vitit 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka