Rashit Qalaj, ish-drejtor i Policisë dhe tash deputet i PDK-së, ka qenë i ftuar në emisionin “60 minuta” të KTV-së, ku natyrshëm temë kryesore e diskutimit ishte situata e tensionuar në veri.
Në këtë emision, ai ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti rreth emrave të të dyshuarve në veri të Kosovës. Qalaj i ka cilësuar si joserioze.
Këta janë tre të dyshuarit që plagosën 37-vjeçarin në diskotekën ‘Lit’ në Prishtinë
“Deklarata e Kurtit është joserioze, edhe nëse është e vërtetë. Besoj që Kurti duhet të jetë i kujdesshëm, edhe nëse ka informatën e saktë, duhet t’i mbajë disa për vete dhe t’i publikojë vetëm në momentin e duhur. E kemi pasur një fjalim të Kurtit, që doli dhe i listoi me emër e mbiemër ata që kanë kryer sulme ndaj gazetarëve e KFOR-it, por ka bërë gabime sepse ka penguar policinë dhe prokurorinë që t’i kapin ata. Kurti u ka treguar ‘ikni nga këtu se mund të arrestoheni’. Kurti është dashur të ftohet nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit dhe të intervistohet pasi ka dëmtuar hetimet.” – deklaroi deputeti i PDK-së, transmeton Koha.