Deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, i kanë futut aksionit. Pas arrestimit të kryeshefit të KEK’ut, pasi që i njëjti ishte zgjedhur në këtë detyrë nga kjo qeveri dhe i njëjti kishte qenë më herët pjesë e VV’së
Halil Thaçi, Arbër Rexhaj, Artan Abrashi si dhe Adnan Rrustemi, janë katë deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë hedhur në sulm ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isuafaj.
Miftarja ka shkruar se Blerim Isufaj dhe Prokurorin e Shtetit duhet me i mbajte pergjegjes dhe me iu kerku llogari kur nuk e luftojnë korrupsionin, e asnjëherë kur e luftojnë korrupsionin.
Por kështu nuk mendojnë deputetët e pushtetit, të cilët në sinkron kanë shpërndarë disa teori se përse është arrestuar kryeshefi i KEK’ut.
Gjithashtu ka pas prej atyre që po thonë se kryeshefi ‘i tyre’ në KEK, paska qenë duke e luftuar korrupsionin aq fort sa që kjo është arsyeja e arrestimit të tyre.
Por nuk ka mjaftuar me kaq, kritikat për arrestimin e Krasniqit i ka vazhduar deputeti tjetër nga VV, Adnan Rrustemi, i cili po e cilëson arrestimin me si të porositur.
“Asnjë aktakuzë e arrestim për një muaj me 16 barrikada në veri, asnjë aktakuzë për qindra dosje të dorëzuara, e mos të flasim që deri para dy viteve ishin aty ku janë si prokurorë për të mbrojtur korrupsionin përmes aktakuzave qëllimisht të dobëta, por ju hodh sipër kryeshefit të KEK-ut nga LVV! Me porosi atëherë, me porosi gjithmonë, me porositës të njëjtë!”, ka shkruar Adnan Rrustemi.
Duhet theksuar se ka pasur reagime të shumta nga shoqëria civile e nga opozita pas arrestimit të Krasniqit.
Halil Matoshi ka thënë se pas arrestimit të Nagip Krasniqit, drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) bie miti i pastërtisë së VV’së.
Ndryshe, Nagip Krasniqi që është përzgjedhur nga Qeverisë Kurt, dyshohet për tri vepra penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.
Arrestimi i tij nga Policia e Kosovës është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale, që drejtohet nga Blerim Isufaj.
Duhet theksuar se Krasniqi ishte përzgjedhur kryeshef ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), më 4 tetor të 2021’s dhe i njëjti ka qenë drejtues i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje