• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Pullat postare “Vaksinohu, shpëto jetë!”

nga Bota Press
8 Tetor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Sot, Filatelia e Postës së Kosovës, lëshoi në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Vaksinohu, shpëto jetë!”.

Me këtë rast, Posta e Kosovës duke iu falënderuar Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, promovoi me ceremoni këto pulla postare, në të cilën përveç zyrtarëve të lartë nga Posta e Kosovës, ishte i pranishëm Zv. Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Arsim Berisha, mysafir të tjerë, si dhe dy zonja të nderuara që personifikonin imazhet e këtyre pullave postare, një grua shtatëzënë dhe një nënë gjidhënëse.

U.D. Kryeshefja Ekzekutive, Fakete Kadiu, përshëndeti gjithë të pranishmit dhe falënderoi përfaqësuesit të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë për kontributin e tyre për dizajnimin dhe promovim e këtyre pullave postare, si dhe ministrinë e linjës dhe atë të Shëndetësisë. Ajo plasoi mesazhin që bartin këto pulla postare në përkrahjen e vaksinimit në parandalimin e Covid-19, për ruajtjen e shëndetit publik dhe jetën e fëmijëve, të rinjve dhe të gjithë qytetarëve, ndërsa potencoi edhe rëndësinë e këtyre pullave postare në afirmimin e shtetit të Kosovës në mbarë botën.

Në fjalët përshëndetëse në këtë promovim, Zv. Ministri Berisha dhe Zëvendës Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Larisa Bruun, vlerësuan lartë kontributin e Postës së Kosovës për emetimin e këtyre pullave postare për sensibilizimin e qytetarëve për vaksinimin e tyre për mbrojtjen dhe ruajtjen e shëndetit publik, si dhe parandalimin e përhapjes së valëve të reja pandemike që rrezikojnë të ardhmen tonë.

Vaksinat COVID-19 ofrojnë shpresë për t’i dhënë fund pandemisë dhe për t’u kthyer përsëri në bërjen e shumë gjërave që ne gëzojmë me njerëzit që duam. Prandaj, duhet të kujtojmë se masat mbrojtëse të tilla si distanca fizike, maska dhe higjiena e duarve duhet të praktikohen edhe pas vaksinimit. Të vaksinohemi sot që të jemi së bashku nesër.

Pamjet e katër pullave postare në imazhe janë: gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse, mësimdhënësit dhe të rinjtë.

Filatelia e Postës së Kosovës edhe në të ardhmen do të vazhdojë me përkrahjen e të gjitha iniciativave për të mirën e qytetarëve dhe vendit tonë./Botapress.info/

Tags: pullat postare

Të ngjashme

Lajme

Hoti kërkon zgjedhje të parakohshme

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

Nga OVL e UÇK-së i dalin në përkrahje protestës së PSD-së kundër marrëveshjes Kurti – Vuçiq

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Lajme

Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Specialja del me detaje të reja lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • Hoti kërkon zgjedhje të parakohshme
  • Nga OVL e UÇK-së i dalin në përkrahje protestës së PSD-së kundër marrëveshjes Kurti – Vuçiq
  • Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa
  • Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.