Protesta kundër Qeverisë së Kosovës ku po kërkohet dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, tashmë është duke filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Në protestën e organizuar nga PSD-ja, tashmë kanë arritur edhe qytetarët që janë në mbështetje të protestës.
I pranishëm është edhe kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ndërsa i janë bashkuar edhe Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, si dhe përfaqësues të Nismës Socialdemokrate.