Pronari i televizionit tregon se Kastriot Myftarajn e kanë vrarë

Vrasje apo vetëvrasje? Mbetet akoma mister vdekja e gazetarit të njohur dhe analistit Kastriot Myftaraj. Ndërsa policia vijon hetimet mbi ngjarjen, pronari i televizionit lokal të Gjirokastrës ALPO RTV Aristotel Petro ka ngritur dyshime të forta ditën e djeshme se Myftaraj mund të jetë vrarë.

Kastriot Myftaraj ka bërë vetëvrasje duke u hedhur nga kati 4rt i një ndërtese.

Me aq sa e njihnim Kastriotin ai nuk ishte person që mund të bënte vetëvrasje dhe pa asnjë dyshim mund të themi se kuptohet se Kastriotin e kanë vrarë. Pronari i televizionit në Gjirokastër bën thirrje për hetim serioz. “Kastioti shkruante të vërteta që pak i kuptonin dhe nuk kishte ngjyrime politike ! Në se nuk zhvillohen hetime serioze për këtë krim përgjegjësia më e madhe e këtij krimi i bie Qeverisë aktuale në pushtet dhe Kryeministrit Edi Rama!

Një tjetër gjë edhe më e keqe akoma është kur shikojmë komente fyese për të ndjerin ku komentues pa asnjë lloj lidhje me të e fyejnë edhe pse pretendohet se ai nuk është më mes nesh.

Nuk ka fatkeqësi më të madhe kur një Penë e lirë shkruan të vërteta për ti hapur sytë këtij populli të shumë vuajtur e të mari pas tëre ato fyerje edhe pse asnjëherë nuk ka fyer asnjë nga komentuesit zemërkatranë! Për kë duhet të përpiqet e punojë një Gazetar sot?

E kuptoni o njerëz që fatkeqësia juaj jeni vet ju që nuk dini kujt ti kërkoni llogari e kë të mbështesni me veprimet tuaja? Fatkeqësi dhe humbje për median e lirë për gazetarinë e vërtetë që edhe kështu në Shqipëri të tillët janë aq pak sa mund të numërohen me gishtat e një dorë”, shkruan ai.

Myftaraj ka qenë publicist dhe analist në median shqiptare. Prej kohësh Myftaraj drejtonte emisionin “Ju flet Moska”. Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor. Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran. Ngjarjet më të rëndësishme të vendit, ai i lidhte me teori konspirative, ç;ka e bënte që të gjente edhe hapësira në media të ndryshme.

ngjashme