Prokuroria konfirmon se hoxha rrahu të dashurën e tij

Hoxha nga Obliqi, Behar Mjekiqi dyshohet se a ka bërë për spital të dashurën e tij E.J. Rasti dyshohet se ka ndodhur pasditen e së martës (20 dhjetor). Lidhur me rastin për Insajderin detaje kanë dhënë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj ka konfirmuar se viktimës ishte pyetur nëse do të shkojë në strehimore por që e njëjta ka kërkuar të kthehet në shtëpinë e saj.

LEXO EDHE KETE

“Më ngrehi zhagë nëpër oborr”, detajet e denoncimit në polici nga e dashura e hoxhë Mjekiqit

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me të marrë informatën, prokurori kujdestar me kujdes dhe në mënyrën më të mirë të mundshme i ka analizuar dhe trajtuar të gjitha informatat dhe të gjeturat fillestare të këtij rasti. Viktimës i është ofruar gjithë ndihma e nevojshme, po ashtu, e njëjta është pyetur nëse dëshiron të shkojë në Strehimore, mirëpo ka refuzuar dhe është shprehur se dëshiron të shkojë në shtëpinë e saj”, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se rasti është iniciuar si “dhunë në familje”.

“Ndërkaq, prokurori kujdestar ka urdhëruar që rasti të hapet (iniciohet) për dhunë në familje dhe të trajtohet tutje konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, deklaroi Ulaj për Insajderin.

Edhe nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar rastin e dhunës së ushtruar nga hoxha ndaj të dashurës së tij. Përmes raportit 24 orësh është bërë me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Raporti i policisë:

“Obiliq 20.12.2022 – 18:30. Ankuesja femër shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka qenë duke bashkë jetuar, e ka larguar nga shtëpia. I dyshuari, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Botapress.info/

ngjashme