Princi Harry ndau disa detaje nga biseda private që pati me Mbretëreshën Elizabeth javën e kaluar. “Ajo kishte shumë mesazhe për Ekipin e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat tashmë ua kam përcjellë shumicës së tyre”, tha Duka i Sussex për BBC dje.
“Pra, ishte e mrekullueshme ta shikoja atë. Unë jam i sigurt se ajo do të donte të ishte këtu nëse do të mundte.”
Biseda e Harryt me Mbretëreshën shënoi një nga takimet e tyre të para ballë për ballë që kur ai dhe Meghan Markle dhanë dorëheqjen zyrtarisht nga detyrat e tyre mbretërore në shkurt 2020.
Harry vazhdoi duke thënë se biseda me gjyshen e tij u fokusua në udhëtimin e tij në Holandë dhe Lojërat Invictus 2022.
Harry dhe Meghan vizituan Mbretëreshën Elizabeth II dhe Princin Charles një javë përpara ditëlindjes së saj të 96’të.
Ndërsa Harry u kthye verën e kaluar për zbulimin e një memoriali të Princeshës Diana, udhëtimi shënoi vizitën e parë të Markle në Mbretërinë e Bashkuar që nga marsi 2020.
Çifti u përball me kritika muajin e kaluar pasi nuk morën pjesë në shërbimin përkujtimor të Princit Philip, mes tensioneve të vazhdueshme me familjen mbretërore.
Megjithatë, shumë shpresojnë që vizita e Harryt dhe Meghan në Mbretërinë e Bashkuar – dhe prania në Lojërat Invictus – do të ndihmojë në ndryshimin e opinionit publik rreth tyre.