Rreth një vit më parë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte deklarua se ajo jeton në një banesë 53 metra katror, që nga viti 2012 në Prishtinë. Mirëpo ajo ka marrë para nga shteti për udhëtim sa ishte deputete e Kuvendit të Kosovës, për vitet 2011-2014, shkruan Gazeta Botapress.info
Kuvendi i Kosovës ka publikuar raportin mbi shpenzimet e deputetëve për karburante ndër vite. Presidentja Vjosa Osmani, sa ishte deputete kishte shpenzua 4 mijë euro për karburante.
Në vitin 2011 Vjosa Osmani kishte shpenzuar 380 euro, në vitin 2012 kishte shpenzuar 1780, në vitin 2013 kishte shpenzuar 1240 dhe në vitin 2014 kishte shpenzuar gjithsej 520.
Në total, i bie që Osmani për katër vjet ka shpenzuar 3920 euro. Këto të holla Osmani i kishte marrë për udhëtimin e saj nga Mitrovica në Prishtinë.
Mirëpo rreth një vit më parë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte deklarua se ajo jeton në një banesë 53 metra katror, që nga viti 2012 në Prishtinë.
“Nuk kam shtëpi në Marigona Rezidence. Janë të ndara. Unë jetoj në një banesë që ka neto 53 metra katror. Jetoj aty që nga viti 2012. Unë dhe bashkëshorti im punojmë që 22 vite, në Kosovë, në SHBA dhe në Australi”, ishte shprehur Osmani.