Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nisur vizitat nëpër komuna, duke filluar me Gjilanin. Ajo ka anashkaluar kryeqytetin e Kosoves dhe ka marre rruge per ne Gjilan.
Pas takimit me kreun e këtij qyteti, Alban Hyseni, u tha se u bisedua për problemet e qytetit, duke theksuar atë me ujin e pijshëm, për të cilin u premtua se do ketë angazhim për të mos u përballur me telashet e së kaluarës.
Osmani theksoi se në ciklin e vizitave në komuna do të njihet me probleme e me planet e komunarëve të cilat më pas do ti adresoj edhe tek ndërkombëtarët, njofton Klan Kosova.
Ministria e Mbrojtjes për dyshimet e helmimit të pesë pjesëtarëve të FSK-së
Pas komunës, presidentja shkoi në shkollën “Nazmi Hoxha” ku u përuruan toaletet që u përshtatën për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Projekti që u bë me ndihmën e UNICEF Me iniciativën “Team Riad” u vlerësua si tejet i rëndësishëm për nxënësit, derisa vetë Rijad Mehmeti, deklaroi që ky projekt i cili duhet të jetë minor, është me rëndësi të veçantë në mundësinë e vazhdimit të mësimeve të këtyre fëmijëve.
Nga këtu zyrtarë shtetërorë e përfaqësues nga UNICEF, bashkë edhe me prindërit bënë thirrje për gjithëpërfshirje.