Mosha është vetëm numër, thotë Alan Camsell, portier 88-vjeçar nga Uellsi. Camsell është afër dekadës së 10 -të të jetës së tij, por kjo nuk është pengesë që ai të mbrojë portën e Penrhyn Bay Stollers FC, klub lokal nga Llandudno, një vend i vogël në Uells.
“Kohët e fundit e kam kuptuar se jam duke u ngadalësuar, topi më ka kaluar kur jam ende duke u hedhur. Çfarë? Është vetëm argëtuese”, tha Camsell./Botapress.info/