Policia e Kosovës ka shkuar në qendrën “Orenda” në Pejë, pasi aty dyshohet se është kërcënuar pronari Anton Rasaj.
Familjari i të moshuarës në Pejë: E kemi çuar për siguri, paguanim 650 euro në muaj
Siç raporton T7, është arrestuar burri i njërës nga gratë që shihen në pamjet e publikuara ku rrahet brutalisht gruaja e moshuar.
Ndryshe, Sinjali raportoi se infermieret që u arrestuan dhe u ndaluan për 48 orë, si të dyshuara për rastin e tmerrshëm të rrahjes së të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë përveç Aurona Pelajt, janë Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi.