Pesë persona janë arrestuar mbrëmë në fshatin Kozarevë të Zveçanit, pasi të njëjtit janë kapur me sasi të konsiderueshme të mallrave që dyshohet se po kontrabandoheshin nga Serbia në Kosovë.
Nova zbulon se çfarë do t’i kërkojë “pesëshja e madhe” Vuçiqit në takim
Përmes një komunikate për media, Policia njofton se të dyshuarit po lëviznin me pesë automjete, katër nga to me taga të Serbisë dhe brenda tyre u gjetën produkte ushqimore dhe higjienike të kontrabanduara.
“Me datën 11.10.2023, rreth orës 22:45 në lokacionin e lartcekur, nga njësitë kompetente policore janë ndaluar pesë automjete të dyshuara, ku nga to 4 (katër) me targa të Serbisë dhe 1 (një) me targa të RKS- së, që të gjitha me drejtues 5 (pesë) të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit të mjeteve janë hasur sasi e konsiderueshme e mallrave (produkte ushqimore dhe higjienike) të dyshuara si të kontrabanduara nga Serbia në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohen rastet ‘Kalim I paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’ dhe ‘Kontrabandim me mallra’, ndërsa mjetet e përfshira në rast dhe mallrat e ngarkuara sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor .