Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshimtë në Pejë, pasi tek i njëjti gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë konfiskuar disa sasi të vogla me substancë narkotike.
Lloji i narkotikëve të konfiskuar në këtë rast janë: Marihuanë, kokainë dhe heroinë si dhe disa fara të kanabisit.
Poashtu, zyrtarët policorë kanë konfiskuar edhe para rreth 63.65 euro si dhe disa pajisje për përpunimin e narkotikëve.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pejë 16.02.2022 – 18:10. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi tek i njëjti gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar disa sasi të vogla me substancë narkotike të llojeve: Marihuanë, Kokainë dhe Heroinë, disa fara të Kanabisit, para rreth 63.65 € si dhe disa pajisje për përpunimin e narkotikëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”./Botapress.info./
LEXO EDHE KETE