Policia e Turqisë arreston dizajnatorin kosovar Valdrin Sahiti në Aeroportin e Stambollit për dyshime të drogës
Policia e Turqisë ka ndaluar dhe arrestuar në Aeroportin e Stambollit dizajnatorin e njohur kosovar Valdrin Sahiti. Sipas burimeve të KosovaNews, arrestimi i Sahitit ndodhi pas dyshimeve të Policisë së Kosovës për veprën penale të blerjes, pranimit dhe posedimit të drogave dhe stimuluesve për përdorim, bazuar në nenin 191 të Kodi Penal të Turqisë.
Policia Turke ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti u kap me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika e Kosovës. Sahiti kishte shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, por u arrestua në flagrancë pas dyshimeve të policisë turke, gjatë kontrollit të tij u gjet drogë. Më pas, Valdrin Sahiti u arrestua dhe ndodhet tani në burg në Turqi.
Vlen të përmendet se Valdrin Sahiti kishte marrë pasaportën diplomatike në vitin 2020 me rekomandimin e ish-ministres së Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj. Ky veprim u arsyetua me qëllimin e afirmimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare si dizajnator mode.
Lajmi për arrestimin e Valdrin Sahitit në Aeroportin e Stambollit për dyshime të drogës ka ndezur interesin dhe kujdesin e opinionit publik, ndërkohë që detajet shtesë rreth ngjarjes dhe pasojave të mundshme të këtij ngjarjeje pritet të dalin në ditët në vazhdim.