Sipas burimeve brenda Agjencisë se Statistikave, një ekip hetimor i policisë së krimeve ekonomik, po zhvillon hetime në ASK rreth disa lëndëve, shkruan Gazeta Botapress.
Dyshimet e para janë se zëvendëskryeshefi ekzekutiv i ASK’së, Ilir Berisha, së bashku me dy drejtorët e departamenteve në ASK dhe menaxherin e prokurimit në ASK kanë bërë vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, keqmenaxhim, falsifikim të dokumenteve dhe dëmtim të rëndë të buxhetit të shtetit, duke blerë pajisje të TI’së pa mbulesë.
Po sipas burimeve brenda ASK’së, del se të njëjtit, pra zëvendës Kryeshefi Ekzekutiv Ilir Berisha ka qenë edhe më parë i dënuar nga ana e për keqpërdorim të donacioneve të Komisionit Europian, ndërsa Drejtori Avni Kastrati është shkarkuar nga Kryeministri i Kosovës nga pozita e Kryeshefit te ESK’se në vitin 2009 për shkelje të mëdha ligjore keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas këtyre burimeve, deri më tash janë duke u hetuar tri kontrata dhe një konkurs për 32 pozita në ASKqë janë realizuar në fillim të vitit 2021./Botapress.info./