Policia e Kosovës shpall në kërkim gjashtë serbë për krime lufte ndaj popullsisë civile

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim gjashtë persona të kërkuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Policia ka publikuar emrat dhe fotografitë e të dyshuarve.

Aksic Cedomir, Denic Dragan, Jovanovic Stojan, Paunovic Goroljub, Racic Dejan dhe Rajkovic Ljubisa janë të kërkuarit.

LEXO EDHE KETE

Rrëfimi i një të moshuari nga qendra ”Orenda” në Pejë

Shpallje në kërkim të të pandehurve

Prishtinë, 3 nëntor 2022

Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, bazuar në ligj publikon:

Urdhër për Shpalljen në Kërkim të Pandehurve

Personat e shpallur në kërkim janë:

1. AKSIĆ (Voimir) Ćedomir; data e lindjes; 10.05.1960

2. DENIC (Slobodan) Dragan; data e lindjes; 10.12.1967

3. JOVANOVIĆ (Milan) Stojan; data e lindjes; 14.10.1961

4. PAUNOVIĆ (Slavujko) Goroljub; data e lindjes; 07.05.1969

5. RAĆIĆ (Janko) Dejan; data e lindjes; 10.12.1974

6. RAJKOVIĆ (Ivica ) Ljubiša; data e lindjes; 07.12.1974

Të pandehurit e lartcekur janë duke u kërkuar për veprën penale:

Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë:

– Tel: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– Tel: 038 542 127; Qendra Operative DDP

– E-mail adresa: [email protected]

ngjashme