Policia e Kosovës ka shoqëruar sot në stacionin policor “Qendra” reperin Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit, të cilat kanë njoftuar se Noizy tashmë ndodhet në stacion policor, por ende nuk dihet arsyeja e shoqërimit të tij.
Gazeta është në pritje të një konfirmimi zyrtar nga Policia e Kosovës dhe detajeve që lidhen me rastin./Botapress.info/