Siç edhe u raportua pak më herët, një mashkull i mitur po dyshohet se është dhunuar në Prishtinë, teksa në lidhje me rastin është arrestuar një person i moshës madhore.
Mirëpo, policia e ka arrestuar edhe të miturin që dyshohet se është dhunuar.
Kjo sepse sipas raportit të Policisë, ai dyshohet se dhunuesit ia ka vjedhur portofolin dhe një telefon.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.