• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Policia amerikane vret të dyshuarin gjatë ndjekjes, i vdes edhe i biri tremuajsh

nga Bota Press
5 Maj, 2021
në Botë
ShareShareShare

Një foshnjë tremuajshe e gjinisë mashkullore vdiq të martën në Alabama të Shteteve të Bashkuara, pasi policia gjatë ndjekjes me vetura ia vrau babanë e dyshuar për vrasje.

Foshnja e lindur në janar të këtij viti vdiq të martën në një spital për fëmijë në Alabama, pasi pësoi lëndime gjatë ndjekjes me vetura të hënën, thanë autoritetet.

Babai i tij, Eric Derell Smith, 30 vjeç, ishte person i kërkuar nga policia nën dyshimin për vrasje të dyfishtë në Louisiana. Ai u përpoq t’i ikte policisë përderisa në veturë e kishte edhe të birin e vogël, kur u qëllua në mënyrë fatale nga policia.

Zyrtari policor, Christopher De Back, tha se pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fëmija vdiq si rezultat i lëndimeve, shkruan Independent.

Një zyrtar i hetimeve, i quajtur Brian Switzer, i tha agjencisë Associated Press se foshnjës do t’i kryhet autopsia për ta përcaktuar shkakun e vdekjes. Ai tha se nuk mund të konfirmojë nëse foshnja është qëlluar me armë, sepse nuk e ka parë trupin.

Smith ishte duke ikur me foshnjën, pasi dyshohet se e qëlloi të dashurën, Christin Parker, 32 vjeçe, dhe nipin e saj, Brandon Parker, 26 vjeç. I dyshuari u largua me një veturë të tipit Nissan bashkë me të birin që jetonte me nënën.

Tags: Policia amerikanevrasje

Të ngjashme

Botë

Vdes 46-vjeçarja që zvogëloi stomakun për të rënë në peshë, arrestohen mjekët turk

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Botë

Tronditet SHBA-ja, tre të vdekur pas skandalit me pikat e syrit

nga Bota Press
24 Mars, 2023
Botë

Sikur të kisha lind për s’dyti: Katolikja 23 vjeçe konvertohet në islam

nga Bota Press
24 Mars, 2023
Botë

Pamje: Një asteroid i madh deri në 90 metra do të kalojë pranë Tokës këtë fundjavë

nga Bota Press
24 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Mbyllet protesta e PSD-së kundër marrëveshjes së Ohrit
  • Albin Kurtit i duhet Vetëvendosja në opozitë
  • PSD improvizon me tym të zi para objektit të Qeverisë së Kosovës, mbyllet protesta
  • Flamujt e bardhë ngjiten para Qeverisë, Molliqaj: Kurti u dorëzua
  • Astrit Zemaj: Legjitimiteti i intervenimit humanitar ushtarak në Kosovë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.