Në prag të Pashkës hebreje, 133 izraelitë vazhdojnë të mbahen peng nga terroristët e Hamasit.
“Ne nuk mund ta festojmë Festivalin e Lirisë (Pashkën hebrenje) në një kohë 133 izraelitë ende po mbahen peng. Këtë Pashkë hebreje do të lëmë nga një karrige bosh në Sederin tonë (darkën ceremoniale të Pashkës hebreje) për të rritur ndërgjegjësimin për pengjet. Bashkohuni me ne në thirrjen për lirimin e pengjeve duke postuar një foto të karriges suaj të zbrazët të Sederit, duke na bërë tag dhe duke përdorur #LetThemGoNow”, thuhet në postimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit në platformën “X”.