Fishekzjarret që u ndezën në shënimin e ndërrimit të moteve, nxitën shumë qytetarë që të dalin në ballkonet e oborret e tyre për t’i pare.
Mirëpo, jo të gjithë festuan me fishekzjarre, kishte prej atyre që zbrazën armët. Një plumb qorr, i shkrepur 2 minuta pas mesnatës së 1 janarit, e qëlloi në xhaketë një fëmijë në Prishtinë.
Policia njofton se i mituri nuk është lënduar.
Ndërkaq, Njësia Policore ka bërë konfiskimin e predhës dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti./Botapress.info/