Jo më kot janë më të paguarit në botë. Kjo, pasi janë edhe ndër njerëzit më të kërkuar në internet. Si çdo vit, motori më popullor i kërkimit mes njerëzve në të gjithë botën, Google ka ndarë me publikun renditjet e gjërave më të kërkuara gjatë vitit që po lemë pas.
Dhe ndarja vjen sipas kategorive, personazhi apo më saktë emri më i kërkuar, këtë vit, fjalët më të kërkuara apo edhe lajmet më të klikuara të vitit.
E dhimbshme: Aksidenti tragjik i merr jetën shqiptarit në Itali
Mes fjalëve më të klikuara në Google, janë padyshim Ukraina, Mbretëresha Elizabetë, Kupa e Botës apo edhe iPhone 14. Edhe për lajmet më të klikuara të vitit është Ukraina, vdekja e Mbretëreshës Elizabeth, rezultatet e zgjedhjeve, lija e Majmunit, uragani Ian, gjyqi i Johnny Depp apo Will Smith në ceremoninë Oscar.
Mesatarja e klikimeve për një prej këtyre personazheve ishte 5.6 milionë kërkime në muaj.
Lista e më të kërkuarve në botë në Google për vitin 2022
– Johnny Depp
-Will Smith
-Amber Heard
-Vladimir Putin
-Chris Rock
-Novak Djokovic
-Anna Sorokin (Delvey)
-Andreë Tate
-Rishi Sunak
-Simon Leviev