Përplasen dy makina, 6 të plagosur 2 në gjendje të rëndë

Përplasen dy makina në aksident, plagosen 6 persona.Ngjarja ka ndodhur në afersi të fshatit Krahës- Mallakastër, Bashkia Memaliaj.

A utomjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin L. F., 50 vjeç, banues në Mallakastër, është përplasur me autiomjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç banues në Përmet.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Botapress.info/

ngjashme