Poetët dhe poeteshat i kanë të veçanta edhe gëzimet. Ata/Ato gëzohen rrallë por gëzohen me zemër e me shpirt.
Janë të brishtë e të brishta si fëmijët: gëzohen me pak gjëra të vogla që për ata/ato kanë peshë të madhe.
Një gëzim këto ditë e ka patur edhe poetja e njohur kosovare Zana Pira.
Ajo është një emër i njohur në letrat shqipe në Kosovë, e cila tash e disa dekada po len gjurmë me vargjet e saja të lehta si puhizat e flladitshme për shpirt dhe me plot frymëzim si pikat e shiut në mëngjeset e hershme pranverore.
Zana Pira së fundi ka botuar vëllimin me poezi Ora e nënës të cilën ia ka kushtuar nënës së saj pas shkrurjes në amshim.
Dhe që befasia të përzillet me gëzim, Zana Pira ka marrë një lajm të mrekullueshëm prej shtëpisë botuese Faik Konica.
Për më shumë ja njoftimi i saj i postuar në Facebook:
Përshëndetje, miq dhe mikesha të nderuar , po ju rrefej një të vërtetë pas vdekjes së prindërve t’mi pothuajse sy gjumë nuk bëjsha fare,po as programe televizive nuk dëgjoja thjeshtë u mbylla në vetvete duke ja shtruar pyetjen vetës pse jeta po të përplaska, fort? edhe telefonin nuk e hapja kur thërrisnin. Kushedi se kush, kur dje u dëgjova me shkrimtarin Nazmi Rrahmanin i cili e ka shtëpinë botuese Faik Konica ku e botova Librin dedikuar Nënës t’ime të ndjerë ,ORA E NËNËS teksa shtëpia botuese Faik Konica kishte konkuru në Ministrinë e kulturës të Kosovës Me Librin t’im papritmas më tha Nazmi Rrahmani Libri juaj ORA E NËNËS e ka fitu konkursin është përzgjedhur për ta blerë nga këshilli i librit krahas autorëve të mirënjohur shqiptarë e botërorë!më besoni ,në çastë qesha me të madhe nga gëzimi kishte kohë që s’kam qeshur vetëm duke qarë’për dy prindërit e m’i , bashkë me d’y motrat e mia shkuam te varri i prindërve për me ju tregu sikur na dëgjuan besomni ‘tashmë jam duke ja dedikuar Librin Babait prindë të mi ju dua shumë dhe pushoni të qetë në boten e amshimit dhe nuk do të qajmë më!4- korrik-2023 Kosovë!