Ish-ambasadori i Kosovës në ShBA, Avni Spahiu në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova ka folur për dekadën e fundit para çlirimit të Kosovës, kryesisht për ditët kur ishte njëri nga bashkëpunuesit e presidenit Rugova.
Gjithashtu, ai në këtë rrëfim ekskluziv tregoi për momentit kur gjatë asaj periudhe kohore ia kishte kumtuar presidentit Rugova nëpërmjet bashkëpuntorit të tij, Adnan Merovci lajmin se në Prekaz po bëhej luftë.
Ndërsa, lajmin se në Prekaz po bëhej luftë vet Spahiu e kishte marrë përmes një telefonate që i erdhi nga njëri prej anëtarëve të familjes Jashari, Halit Jashari. Spahiu tha se Haliti e kishte telefonuar dhe i kishte treguar se janë të rrethuar nga të gjitha anët nga policia serbe, ku edhe i kishte kërkuar ndihmë.
Kjo ishte hera e fundit që Spahiu u dëgjua me Halitin, me të cilin kishte edhe lidhje familjare, ishte daja i nanës së tij, i cili së bashku me familjen e tij humbën jetën në masakrën e Prekazit.
E për këtë, Spahiu atë kohë mund të bënte vetëm një gjë, të lajmëronte presidentit e vendit dhe Zyrën amerikane të asaj kohe.
Ndër të tjera Spahiu tregoi edhe një moment tejet interesant e të rëndësishëm, ku pas sulmit të parë në Prekaz, në vitin 1991 ai tha se e kishte takuar komandantin e Ushtrisë Çlirimtare, Adem Jasharin, i cili ia dërgoi një porosi Rugovës.
Këtë porosi të cilën Spahiu e zbuloi për herë të parë, mund ta dëgjoni në videon në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=EuRZazivC58&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=GWGMP5qSSe4&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI