Organizata joqeveritare amerikane “Instituti Republikan Ndërkombëtar ” ka publikuar gjetjet e matjes së opinionit publik në Kosovë për çështje të ndryshme në vitin 2023. Në tabelat e publikuara nga IRI është bërë edhe një krahasim me gjetjet e vitit 2021.
Në pyetjen se cili mendoni se është problemi kryesor me të cilin po përballet Kosova, në vitin 2021 vetëm 15 % e kishin përzgjedhur koston e jetesës dhe çmimet e larta. Megjithatë kjo përqindje në matjet e vitit 2023 ka shkuar në 68%.
LEXO EDHE:
A mund të kthehen vizat, katër skenarët kur mund të aktivizohet mekanizmi i pezullimit
Si problem numër dy vazhdon të jetë ekonomia dhe papunësia. Në vitin 2021 këtë shqetësim e kishin shprehur 77% e të anketuarve, derisa në vitin 2023 vetëm 57 %.
Korrupsioni ndërkohë ka shënuar një rënie në listën e shqetësimeve të kosovarëve. Nga 29 % në vitin 2021, tashmë atë si shqetësim e kanë parë vetëm 8 % e të anketuarve. /Express/