Pas Norwichit, tani edhe Aston Villa e ka shkarkuar trajnerin. Klubi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin, Dean Smit, përmes një komunikate për media.
Pas tri viteve në stolin e Aston Villas, Smith tani është njoftuar me vendimin e drejtuesve të klubit. Kjo vjen pas rezultateve të dobëta, pasi që në pesë ndeshjet e fundit i ka të gjitha humbje.
Madje, Aston Villa e rrezikon edhe mbijetesën, teksa gjendet në vendin e 15-të me 10 pikë, vetëm dy më shumë se zona e rrezikshme.