Kreu i LVV, Albin Kurti, ka ftuar kryetarin e LDK dhe të PDK për takim me 1 maj lidhur me krijimin e institucioneve të reja, përkatësisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Kurti takimin me dy liderët e ka ftuar të enjten në orën 08:30.
Kjo ftesë e Kurtit për dy liderët e partive politika ka ardhur pasi ka dështuar për gjashtë herë radhazi ta zgjedh Albulena Haxhiun kandidate për kryetare të Kuvendit.
“Duke u bazuar ne Kushtetutë, tre nënkryetarë do të jenë nga tri partitë që fituan më së shumti ulëse, andaj ju ftoj për një takim të përbashkët edhe me z. Memli Krasniqi, kryetarin e PDK-së, në sallën N-204 te Kuvendit të Republikës se Kosovës, nesër (e enjte), 1 maj 2025, në orën 8:30. Me shpresë në përgjigje pozitive, ju përshëndes”, ka shkruar Kurti në letër.
Pritet të shihet nëse Krasniqi e Abdixhiku do ta pranojnë këtë ftesë për takim nga kreu i LVV-së. Lumir Abdixhiku në fillim të këtij muaji e kishte refuzuar një ftesë të Kurtit për takim. Sipas Abdixhikut, gjuha e Kurtit e përdorur gjatë dhe pas fushatës s’mund të tejkalohej.
“Sado që unë dhe LDK nuk udhëhiqemi nga inati; sado që ne besojmë në dialog, bashkëpunim e komunikim njerëzor e politik; një takim i tillë – madje edhe konsultativ – do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik.”- kishte shkruar në letrën e tij Abdixhiku të publikuar më 08.04.2025.
Kurti nuk e kishte ftuar fare kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, herën e parë. Glauk Konjfuca kishte deklaruar se fakti që VV e ka ftuar LDK-në në takim tregon se kë preferon më shumë dhe sipas tij s’ka qenë ftesë e rastësishme./GazetaExpress/




Të tjera
Lajme Opinione
Gecaj i LDK-së me një letër publike i kërkon Abdixhikut të “lëshojë rrugë”
Bajram Gecaj, një nga aktivistët e
Aktuale
Arifi sheh hapësirë për kompromis politik: Presidenti ose kryeparlamentari mund t’i takojë opozitës
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi,
Lajme
Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar