Pas rifutjes në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, Efi dhe Kiara kanë qenë të distancuara nga njëra-tjetra, ku madje ka patur dhe debate mes tyre.
Kiara ka akuzuar atë se ka përdorur imazhin e saj për famë, ndërsa Efi nuk e pranon një akuzë të tillë, ku shpesh herë debatet e tyre kanë qenë mjaft të forta.
Por mesa duket këto keqkuptime mes vajzave kanë marrë fund. Efi dhe Kiara më në fund janë pajtuar.
Vajzat kanë vendosur që çdo problem që lindi nga jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Albania, ta lënë jashtë ashtu edhe siç thotë rregullorja e “Big Brother”.