Për shkak të protestave në Serbi në afërsi të kufrit me Kosovën, që nga dje janë bllokuar pikëkalimet kufitare në Jarinje, Bërnjak dhe Merdare, për kalimin e kamionëve dhe autobusëve.
Në lidhje me këtë temë, ka folur Nagip Skenderi, profesor i makroekonomisë. Në një prononcim në KTV, profesori universitar ka vlerësuar se një bllokim i tillë do të shkaktojë dëme në ekonominë e Kosovës.
“Pasojat e fundit po shihen në gjendjen që është krijuar me bllokadën me maunat në kufi, që të gjitha barten në koston e produkteve dhe kjo sjell si pasojë reflektimin e ngritjes së çmimeve. Po, kemi mungesë të produkteve në treg dhe ato që vinë, vinë me kosto më të lartë për shkak të pagesës në kufi. Tash këto reflektojnë negativisht në gjendjen socio-ekonomike.” – deklaroi ai, transmeton Koha.
Mërgimtaret po anulojnë udhëtimet në Kosovë – shkak tensionet e krijuara
Në emisionin “60 minuta”, z. Skenderi ka komentuar edhe investimet e huaja direkte në Kosovë.
“Tensionet me Serbinë janë në kontekst të sigurisë dhe stabiliteti politik janë shumë të tensionuara dhe raportet me të kanë bllokuar në tërësi ose kanë bërë bllokadë të tërësishme në ekonominë e vendit dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik. Në kontekst të ekonomisë, në vitin 2007 një vit para pavarësisë kanë qenë investimet direkte të huaja nga jashtë shumë më të larta sesa në periudhën pas pavarësisë.” – shtoi ai.