• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Paralajmërim i frikshëm: Bota mund të përballet me krizë ushqimore si pasojë e luftës në Ukrainë

nga Bota Press
12 Prill, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se lufta e Rusisë kundër Ukrainës po e çon botën në prag të krizës ushqimore.

 

Kush janë personat nga Ballkani Perëndimor që SHBA u vendosi sanksione

Një ditë pasi Banka Botërore ka thënë se ekonomia e Ukrainës do të tkurret gati për gjysmë këtë vit, kryediplomati i bllokut evropian, Josep Borrell ka thënë më 11 prill se bombardimet e Rusisë dhe bllokimi i porteve, duke pamundësuar transportimin e grurit, është duke krijuar valë tronditëse në kohën kur ekonomia globale veçse po përballet me pasojat e pandemisë së koronavirusit.

“Ata po shkaktojnë mungesa. Ata janë duke bombarduar qytetet ukrainase dhe janë duke provokuar uri në botë. Ata janë duke provokuar uri në botën tonë”, u ka Borrell gazetarëve, pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Paralajmërimet e Borrellit rrisin shqetësimet e theksuara në raportin e Bankës Botërore, në të cilin është thënë se prodhimi ekonomik në Ukrainë pritet të tkurret për 45 për qind dhe se kjo ulje do të varet nga “gjatësia dhe intensiteti i luftës”.

“Pushtimi rus është duke shkaktuar goditje masive në ekonominë e Ukrainës dhe ka rezultuar me dëme të mëdha në infrastrukturë”, ka thënë, Anna Bjerde, nënpresidente e Bankës Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Rusia ka nisur luftën në Ukrainë më 24 shkurt.

Prej atëherë, ajo është goditur me një mori sanksionesh nga Perëndimi, të cilat e kanë izoluar nga pjesa më e madhe e botës, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe atë ekonomik.

Banka Botërore ka thënë se parasheh që ekonomia e Rusisë do të tkurret për 11 për qind këtë vit, si pasojë e sanksioneve.

Më shumë se 10 milionë ukrainas, apo një çerek i popullsisë besohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë katër milionë që kanë lënë krejtësisht Ukrainën, në kërkim të strehimit në ndonjë shtet tjetër, percjell  Botapress.info

Tags: Banka boteroreBELufta

Të ngjashme

Aktuale

Kurti “i han” fjalët e veta: Nuk kam thënë se secila marrëveshje me Serbinë është e keqe

nga Bota Press
27 Qershor, 2022
Aktuale

“Vidovdani” mobilizon Policinë e Kosovës

nga Bota Press
27 Qershor, 2022
Aktuale

Hakmerret Ukraina: Me sistemin raketor amerikan HIMARS, sulmohet baza ushtarake – vriten dhjetëra ushtarë rusë!

nga Bota Press
27 Qershor, 2022
Aktuale

Rrezik për jetën: Policët e Kosovës me pancirë të skaduar

nga Bota Press
27 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Sa banorë u larguan nga Kosova në vitin 2021?
  • Kurti “i han” fjalët e veta: Nuk kam thënë se secila marrëveshje me Serbinë është e keqe
  • Kush është gjenerali që po ndryshon fatet e luftës në Rusi
  • Duda Balje, Eliza Hoxha (PDK) dhe dy deputetë të VV-së vizitojnë Thaçin dhe tjerët në Hagë!
  • “Vidovdani” mobilizon Policinë e Kosovës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.