Policia e Kosovës e ka rrethuar me shirita Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pasi dyshohet për një bombë.
U.D., i Drejtorit të Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda, ka konfirmuar për Gazetën Express se aktualisht nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”, tha Grezda.
Ndërsa sa i përket dyshimeve për bombë, ai kërkoi që të pyeten organet e rendit.Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar asgjë për këtë rast, por në vendngjarje ndodhet të gjitha njësitet relevante.
Pamje nga vendi i ngjarjes: