Dy aeroplanë bomardues amerikanë B-52, kanë fluturuar sot gjatë ditës mbi qiellin e disa shteteve ballkanike shkruan Gazeta Botapress.info
Aeroplanët janë parë nga sheshi “Skëndërbej” në Tiranë, teksa fluturonin ulët.
Shfaqjen e tyre ka dalë ta përcjellë ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e shoqëruar nga një numër fëmijësh.
Në një raportim të Ora Neës thuhet se ky parakalim u bë në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Ambasada amerikane në Shkup i ka ftuar qytetarët maqedonas në kryeqytet që të ndiqnin aeroplanët sot rreth orës 2 të ditës.
Qëllimi i operacionit u tha se është për të treguar përkushtimin amerikan ndaj aleatëve të NATO’s, që ndodhen në këtë pjesë të botës. /Botapress.info/