Në hyrje të Prishtinës, në rrugën që vije nga Veterniku kolona e veturave është e gjatë dhe ka ngecje të madhe në trafik në këtë pjesë, shkruan Gazeta Botapress.
Sipas një postimi në Facebook në grupin ‘Marakli t’kerreve’, shihet se në hyrje të Prishtinës, në Veternik ka shumë vetura dhe kolona është e madhe.
Në bazë të komentimeve të njerëzve bëhet e ditur se për ta kaluar këtë pjesë u duhet gjysmë ore pritje. Ndërkaq në ‘Marakli t’kerreve’, personi që ka publikuar fotografinë ka thënë duke që nafta edhe 5 euro, veturat në Veternik nuk ndalen.
Kjo rrugë është njëra ndër rrugët më të frekuentuara në Prishtinë dhe në Kosovë, ku shpesh ka trafik të ngarkuar. /Botapress.info/