• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Osmani pritet nga kryeministri i Bullgarisë, Presidenca jep detaje

nga Bota Press
30 Nëntor, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Bullgari. Ajo sot u prit në takim nga kryeministri në detyrë, Galab Donev.

Në këtë takim sipas ZPRK-së është biseduar për marrëdhëniet biletarale, mundësitë për themelimin e tyre dhe situatën aktuale në Kosovës.

LEXO EDHE KETE

KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë

Osmani ka thënë se Kosova pret mbështetje nga Bullgaria në rrugën euroatlantike.

“Në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, mundësitë për thellimin e tyre dhe situatën aktuale në Kosovë, rajon e më gjerë. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova pret mbështetjen bullgare në rrugën euroatlantike të saj, duke potencuar se në këtë aspekt mund të përfitojë nga përvoja e këtij shteti”, thuhet në komunikatë.

Në njoftim thuhet se Presidentja ka marrë mbështetjen nga Donev për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

“Të dy bashkëbiseduesit janë ndalë te çështja e sigurisë energjetike, derisa edhe kryeministri në detyrë Donev, sikurse presidenti Radev ka shfaqur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën me furnizim me energji elektrike. Palët konfirmuan se për këtë çështje do të ketë takim ndërshtetëror të ministrive të linjës përkatëse. Në takim me kryeministrin në detyrë, Donev, Presidentja ka marrë mbështetjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe organizatat tjera ndërkombëtare, teksa i ka bërë të ditur atij se Kosova synon që brenda këtij vitit të aplikojë edhe për anëtarësim në BE”, thuhet në komunikatë.

“Kurse në raport me zhvillimet e fundit në vend, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar për paqe, siguri dhe sundim të ligjit në gjithë territorin e Republikës. Sipas Presidentes Osmani dialogu me Serbinë duhet të jetë i fokusuar me njohje të ndërsjellë në qendër, ruajtjen e integritetit territorial, rendit kushtetues dhe funksionalitetit institucional të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas ZPRK-së, të dy palët janë dakorduar për bashkëpunim në fushën e politikës së jashtme, ekonomisë, arsimit dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm./Botapress.info/

Tags: BullgariOsmanitakimi

Të ngjashme

Lajme

Këngëtari iranian fiton çmimin Grammy nga burgu, shpërthen në lot

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Kosovë

Rrugët me akull e ngrica, Policia bën apel për kujdes gjatë vozitjes

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Kosovë

Murati publikon linkun: Këtu mund të aplikojnë të rinjtë që duan të punësohen, pagë minimale 264 €

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Botë

Edhe një tërmet i fortë në Turqi, tani në afërsi të Stambollit

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Këngëtari iranian fiton çmimin Grammy nga burgu, shpërthen në lot
  • Rrugët me akull e ngrica, Policia bën apel për kujdes gjatë vozitjes
  • Lajçak për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet
  • Shikojeni dallimin e madh të koeficientit të pagës së policit dhe ushtarit (Dokument)
  • Murati publikon linkun: Këtu mund të aplikojnë të rinjtë që duan të punësohen, pagë minimale 264 €

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.