Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një panel diskutimi për “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Konferencën e Mynihut tha sot se sa më shumë gra marrin pjesë në këto çështje aq më shumë do të ketë rezultate pozitive për të gjithë.
Ngjarje e dhimbshme për familjen Lumi nga Suhareka, alivanoset dhe vdes në mes të rrugës 65-vjeçari
E para e shtetit theksoi se pjesëmarrja e grave në agjendën për paqe dhe siguri (WPS Agenda) nuk është e rëndësishme vetëm për gratë por ka impakt edhe në barazinë gjinore dhe barazinë e të gjitha komuniteteve.
“Gratë në Kosovë kanë pasur rol udhëheqës dhe shumë të rëndësishëm gjatë viteve të ’90-ta në rezistencën paqësore kur populli i Kosovës ishte viktimë e aparteidit, regjimit të Millosheviqit ku praktikisht të gjitha të drejtat e njeriut ishin të shkelura nga regjimi i dhunshëm”, tha presidentja.
Osmani në një panel me gra tjera theksoi po ashtu se gratë në Kosovë ishin shumë të përfshira edhe gjatë luftës çlirimtare dhe shumë prej tyre kanë rënë si dëshmore.
Duke folur për rolin e grave në Kosovë, Osmani në një panel në kuadër të Konferencë së Mynihut ndër të tjera tha se gratë janë të përfshira dhe kanë rol udhëheqës edhe gjatë procesit të shtetndërtimit.
“Gratë kanë qenë pjesë vitale e shtet ndërtimit tonë”, tha ajo.
E para e shtetit para të pranishmëve tha po ashtu se beson fuqishëm se Kosova është ndër storiet më të mira të suksesit dhe është shembull i shtetit demokratik.