Një deklaratë e Arben Taravarit, kandidatit të opozitës shqiptare për president të Maqedonisë e ka “motivuar” Parim Ollurin që të bëjë një postim në të cilin e kundëroshton Taravarin në vlerësimin e tij për Kurtin dhe si “shpërblim” ia dhuron Kurtin kandidatit Taravari le ta marrë me vete, qysh tash.
“…nese Taravari eshte i bindur qe Kurti ndikon pozitivisht te rinia ne Maqedonine e Veriut, shlire le ta merre sonte me vete. Fale i kofte” ka shkruar Olluri në një postim të tij në Facebook.
Ja postimi i Ollurit në Facebook:
“Albin Kurti eshte frymezuesi i te rinjve qe shohin nje fare shprese”, paska thene Arben Taravari ne Interaktiv te KTV’se 🤣🤣
Rinia e Kosoves gjate tri viteve pushtet te Kurtit shpresen e ka pare vec te ikja ne Gjermani e Zvicer. Asnje i ri nuk shehe shprese te Kurti.
Ama nese Taravari eshte i bindur qe Kurti ndikon pozitivisht te rinia ne Maqedonine e Veriut, shlire le ta merre sonte me vete. Fale i kofte.
Intervisten e ka kry. Le ta merre Kurtin ne drame. Le te niset me ta drejt e ne Shkup.