Nxiti përdorimin e drogës në këngët e tij, reperi i njohur dënohet me burg

Reperi i famshëm turk, Mehmet Önder Do?an i njohur me emrin e artit Murda, e ka pësuar keq pasi ka publikuar një këngë që nxiste përdorimin e drogës. Murda është dënuar me katër vite burg megjithatë, avokati i tij, Ümit Gürkal Egemen, tha se vendimi nuk ishte përfundimtar.

Mediat turke shkruajnë se akuzat i referohen tre këngëve të reperit “Duman’, ‘Pahal?’ dhe ‘Eh Baba’. Kjo e fundit numëron më shumë se 116 milionë klikime në Youtube. Reperi u dënua me 5 vite burg por gjykata e uli dënimin në 4 vjet e dy muaj për shkak të sjelljes së tij.

Në deklaratën e tij në prokurori Murda tha se “Kam dy këngë që quhen “Duman”. Kënga “Duman” që këndoj në Turqi nuk është kënga për të cilën është akuza. Këngët “Pahali” dhe “Eh Baba” janë edhe të miat. Jam rritur në Holandë. Jam rritur me kulturën e atij vendi.

Përdorimi i këtyre substancave është falas atje. Prandaj nuk e mendoja se ishte kështu këtu. Këngët rap janë afër zhargonit të rrugës. Ka një nuancë shumë delikate në mes. Nuk kam kënduar për të nxitur dikë në krim”, tha ai.

ngjashme