Nxënësit e ‘Keka Med’ në Klinë rrihen mes vete me shufra metalike

Dy nxënës të mitur janë rrahur në mes vete në shkollën e Mesme private të Mjekësisë, në komunën e Klinës. Njëri nga nxënësit e ka goditur tjetrin me shufër metalike në kokë, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Sinjali mëson se viktima ka marrë trajtim mjekësor në spital, kurse i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

LEXO EDHE KETE

Ekskluzive: Mbi 80 mijë euro shmangie tatimi, ky është biznesmeni që e bastisi Dogana

Ndërsa nga shkolla “Keka – Med“, e kanë mohuar se rasti ka ndodhur brenda objektit shkollor, por sipas tyre ka ndodhur afër një qendre tregtare.

Ka përfundu procesi mësimor, ata kanë shku në qytet pasi u kry krejt procesi mësimor, tani kur janë zbrit nxënësit prej autobusit atje në qytet, aty kish pas ndodh incidenti. Nuk ka pas të bëj me shkollën, ngjarja është zhvillu jashtë shkollës. Ngjarja ka ndodh te qendra e gjelbër që është qendër tregtare” , janë shprehur ata.

Por, kanë njoftuar se viktima është mirë dhe iu është rikthyer procesit mësimor.

Ka qenë policia i kemi marrë numrat e prindërve, e pastaj i kemi njoftu edhe ne. I dyshuari është në mbajtje. Kurse, viktima është në gjendje të rregullt, i është rikthyer procesit mësimor”, thanë ata.

Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 24 orësh./Botapress.info/

ngjashme