Ekskluzive: Mbi 80 mijë euro shmangie tatimi, ky është biznesmeni që e bastisi Dogana

Dogana e Kosovës ka bastisur lokalin e argjendarisë “Kolica” në Pejë e cila është në pronësi të biznesmenit pejan Ali Kolica. Atij i janë konfiskuar 2.5 kilogram ari që kapin vlerën e 300 mijë euro. 80 mijë euro nga to, Kolica i ka futur pa paguar tatimin doganor, shkruan Insajderi.

Njësit e Doganës kanë konfiskuar në Pejë rreth 2.5 kilogram ari pa mbulesë dokumentacioni. Gazeta Insadjeri mëson se Ali Kolica është pronari i argjendarisë që u bastis në Pejë.

Sipas burimeve të Gazetës thuhet se vlera e mallit sille rreth 300 mijë euro. Ndërsa vlera që Ali Kolica shmangi nga tatimi doganor është 80 mijë euro.

Lokalet e Argjendarisë “Kolica” në Pejë janë kontrolluar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelorë në Prishtinë ku janë gjetur 2.4 kilogram ari i përpunuar pa dokumentacion përcjellës.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se një qytetari iu gjetën sasi ari pa mbulesë dokumentare, njësit e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë vazhduar me kontrollimin në argjendarinë në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore.

“Njësit e Doganë kanë ushtruar kontroll tek lokali i të dyshuarit, ku edhe tek i njëjti janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjellës. Në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesën për sekuestrim të përkohshëm të mallit dhe me pastaj me vazhdimin e procedurave të tjera penale.

Në total është sekuestruar 6.1 kg ari i përpunuar. Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet në komunikatë./Botapress.info/

ngjashme