Nuk ndalet SHBA- I vjen sërish në ndihmë Ukrainës, ja çfarë ka bërë

Një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes amerikane ka thënë sot se SHBA do të dërgojë shumë shpejt 100 dronë për të luftuar Rusinë.

“Ne jemi në diskutime me ukrainasit për përdorimet e ardhshme të dronëve dhe sigurisht që do ta mbajmë të hapur këtë opsion në vijim,” tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.

Dronët e vegjël, të lëvizshëm, të ashtuquajtur kamikaze mbajnë koka luftarake dhe shpërthejnë në momentin e përplasjes.

Modeli më i vogël mund të godasë një objektiv deri në gjashtë milje larg, sipas një kompanie që prodhon dronët.

 

ngjashme