Përveç për bukën, është paralajmëruar edhe shtrenjtimi i produkteve bujqësore. Pensionistët të pakënaqur me vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Për krejt punën që bëhet brenda kësaj furre, është e domosdoshme energjia elektrike. E me ngritjen e çmimit të rrymës, u shtuan edhe shpenzimet për këtë biznes në komunën e Lipjanit.
Imer Imeri e pranon publikisht: Unë jam dëshmitar i Gjykatës Speciale
Prandaj, shitësja Olta Llugiqi nuk e përjashton mundësinë për shtrenjtimin e bukës.
Hallet iu shtuan edhe banorëve të fshatit Dobrajë e Madhe.Këta thonë se pensioni që e marrin është i pamjaftueshëm për ta përballur një goditje të tillë financiare.
Ndërkaq në fshatin Gllanicë toka po punohet me të madhe.Por, goditje për banorët që merren me bujqësi ishte ky vendim i Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike.
Nga 1 prilli Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike vendosi që të ngrit çmimin e energjisë elektrike për 15 për qind./Botapress.info/