Refiqe Hamiti ishte njëra nga dy mësimdhënëset e shkollës “Ismail Qemali” në kryeqytet, e cila kërkoi që të ndalet greva. Ajo sot e mbajti një fjalim para kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, të cilit i kërkoi “të bëhet patriot”.
“Të lutem, i nderuari kryetar i sindikatës, mbrona sot identitetin dhe kthena në mësim sepse jemi duke humbë shumë. Jemi duke e humbur njerëzoren”, tha ajo ndër tjerash, drejtuar Jasharajt, të cilit i tha parapakrakisht “hiç nuk të kam qef”.
Ky është momenti kur tentohet sulmi ndaj Rrahman Jasharajt, publikohet videoja
Por, përvec postimeve ku glorifikon Albin Kurtin si burrështetas, Hamiti është edhe pjesë e strukturave të Vetëvendosjes.
“Në javën e Lëvizjes, ditën e Qendrave, pika Mati l, zgjodhi kryesinë e re të pikës.Të Pranishmëve, delegatëve të këshillit të pikës, me nga një fjalë ju drejtuan Kryetari i Lëvizjes, njëherazi Kryeministri, Albin Kurti, dhe Koordinatori i Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, Arben Vitia. Ata përgëzuan anëtarët për organizimin duke uruar që kryesia e re të jetë edhe më e shtrirë dhe e vëmendshme në ngritjen e problemeve të kësaj lagjeje që çdo ditë po rritet” thuhet në njoftim.