“Nuk do të ketë vend të qetë për ju përveç varrit”, Zelensky del me paralajmërimin e fortë për rusët

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar sot ushtrinë ruse se forcat e tij “do të ndjekin deri në varr çdo ushtar që kryen krime lufte” në Ukrainë.
Ushtarët rusë “do të përballen me ditën e gjykimit” për “v rasje të qëllimshme”, tha ai në një prononcim nga Kievi.“Ne nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. Do t’i ndëshkojmë të gjithë ata që kryejnë mizori në këtë luftë. Në tokën tonë”, tha Zelensky.

“Nuk do të ketë vend të qetë në këtë tokë për ju, përveç varrit”, shtoi ai.

LEXO EDHE KETE 

Një lajm shumë i mirë për Ukrainën nga Britania

Zelensky u kërkoi udhëheqësve perëndimorë që të ndërmarrin veprime më të fuqishme kundër Moskës, duke thënë se “guximi i agresorit është një sinjal i qartë për Perëndimin, se sanksionet kundër Rusisë nuk janë të mjaftueshme”.

 

ngjashme