Rigels Rajku i njohur nga të gjithë si Noizy, ka qenë qendra e vëmendjes për ditë me radhë.Mirëpo këngëtari ka qenë shumë aktiv në Instagram.
Përmes postimeve ai ka treguar se është i fokusuar tek projektet dhe bashkëpunimet e reja.
Bëhet fjalë për Loredana Zefin.
Së fundmi Noizy ka publikuar edhe disa mesazhe private me Loredanën në Whats’app, ku ai e fton reperen të shkojë në Prishtinë për një takim me fansat. Në mesazhe duket se dy reperët gëzojë një raport të mirë, ndërsa po përgatiten për publikimin e këngës mesnatën e sotme.
Biseda:
Noizy: O bish ku je? A je gati për sonte?
Loredana: Ja duke marrë rreze mes Zyrihut. Gati! Ku je ti?
Noizy: Prishtinë duke u relaksuar. Sonte kam mbledhur fansat mes Prishtinës që të takohem me to për qejf nga ora 21:00. Hajde a po vjen?
Loredana: Prit ta shoh a ka aeroplan… Paska, 20:00 arrij në Prishtinë. Eja më merr
Noizy: Oh sh*t, shihemii
Bashkëpunimi mes dy reperëve është dyshuar që disa ditë më parë. Dyshimet për këngë të përbashkët mes tyre janë ngritur nga disa foto që ka publikuar reperja në Instagramin e saj. Në njërën nga ato Loredana u shfaq në lokalin e reperit. Të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit në seksionin e komenteve, që shkruajnë që ajo ndodhet në Durrës për realizimin e klipit me Noizyn.